Elbasan: Përleshen me grushte militantët e PD dhe PS, Rama dhe Basha në të njëjtën kohë në Elbasan
Mbërritja e kryeministri Edi Rama dhe kreut të PD-së në Elbasan në të njëjtën kohë për Ditën e Verës ka sjellë përplasje mes mbështetësve të tyre.
Militantët e PD-së dhe PS-së janë përplasur me njëri-tjetrin me grushte e shkelma.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen mes tyre, ndërsa situata vazhdoi për disa minuta.
Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që ka sjellë këtë panoramë ditën e sotme, ku duhej të mbizotëronte gëzimi dhe harmonia.
Mbështetësit e PD-së thërritnin në kor “Rama Ik”, ndërsa Basha po takonte qytetarët, ndërsa Rama u prit me brohorima e përshëndetje me qytetarët elbasanas.
Kjo situatë e tensionuar, paralajmëron se do të ketë një fushatë të nxehtë mes partive politike në vend.
Fraksion.com