AktualitetPolitikëTë fundit

“20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan”; Rama për përplasjen e militantëve: Shfaqje vulgare dhe e turpshme, keqardhje e madhe për #PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter ditën e sotme, pas përplasjes së militantëve në ditën e verës në Elbasan.

Ai e ka quajtur një shfaqje vulgare dhe të turpshme e një shembull të degradimit të një opozite demode.

Kryeministri Rama postim ne Twitter:

Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!

Fraksion.com