AktualitetTë fundit

Vijnë 38400 dozat e AstraZeneca; Rama: Nesër nis vaksinimi me mësuesit; Mjekët e Kosovë do të vaksinohen në Kukës

Kanë mbërritur 38400 dozat e vaksinës AstraZeneca ne vendin tone. Përtej debatit në disa shtete, në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe.

Për të parë mbërritjen e vaksinës, në aeroportin “Nënë Tereza” janë të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij theksoi se edhe 60 mijë doza të tjera vaksinash anti-Covid, pritet që të vijnë në prill.

Nesër nis vaksiinimi për mësuesit. Edhe 60 mijë doza do mbërrijnë në muajin prill. Ideja është që të kemi vaksinim intensiv. Jemi gati, nga nesër që të organizohemi, bashkë me Kosovën, që t’ju japim mundësi mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, që nga spitali i Prishtinës. I presim vëllazërisht.

Do jetë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengesë për të pasur dozat e para të vaksinës anti-Covid”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com