AktualitetPolitikëTë fundit

Video: Presidenti Ilir Meta përplaset me policinë; Futet me forcë në zyrat e FRD: Dilni përjashtë ose do ju çoj në burg me duart e mia

Presidenti Ilir Meta përplaset me policisë, futet me forcë në zyrat e FRD.

“Dilni përjashtë ose do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet Meta.

Kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj policisë së shtetit dhe asaj bashkiake kishte Presidenti Ilir Meta në deklaratën që bëri sot nga zyra e FRD-së.

“E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese. Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar”, tha Meta.

 

Fraksion.com