Tërmet 4.7 ballë i shkallës Rihter në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen në Shqipëri dhe Kosovë
Një tërmet 4.7 ballë i shkallës Rihter ka rënë në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, afër kufirit me Shqipërinë.
Epiqendra saktësisht ka qenë mes Mavrovës e Gostivarit ndërsa lëkundjet janë ndier deri në Peshkopi të Shqipërisë dhe në Kosovë.
Më pas ky tërmet, u pasua dhe nga një lëkundje prej 4.4 ballë të shkallës Rihter. Deri tani nga mediat maqedonase nuk raportohet të ketë dëme nën njerëz.
M4.7 #earthquake (#земјотрес) strikes 64 km SW of #Skopje (North Macedonia) 16 min ago. Updated map of its effects: pic.twitter.com/my3A3cF3V3
— EMSC (@LastQuake) March 12, 2021
Fraksion.com