AktualitetTë fundit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë. Report Tv mëson se Artan Kaboçi, 34 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë. Efektivët e policisë kanë shkuar që ta shoqërojnë për një problem në banesën e tij në Mëhallëz. . Në këtë moment, Artan Kaboçi ka hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Nga të dhënat parapraket mësohet se Kaboçi ka marrë makinën e policisë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga forcat RENEA. Megjithëse paraprakisht u raportua se 34 vjeçari kishte hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë, policia nuk e përmend në komunikatë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë. Mësohet se Artan Kaboçi, 34 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë. Efektivët e policisë kanë shkuar që ta shoqërojnë për një problem në banesën e tij në Mëhallëz.

Në këtë moment, Artan Kaboçi ka hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Nga të dhënat parapraket mësohet se Kaboçi ka marrë makinën e policisë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga forcat RENEA. Megjithëse paraprakisht u raportua se 34 vjeçari kishte hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë, policia nuk e përmend në komunikatë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com