AktualitetPolitikëTë fundit

“Ja si e gjetëm e si e bëmë”: Rama nxjerr fotot nga Qendra Shëndetësore nr.4 në Tiranë

Qendrat shëndetësore në Tiranë, por edhe në të gjithë vendin të rindërtuara në kuadër të programi të 300 qendrave shëndetësore, janë transformuar rrënjësisht duke ofruar kushte më të mira për qytetarët dhe personelin shëndetësor.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga qendra shëndetësore nr.4, si ishte dhe si është transformuar pas rikonstruksionit.

“Ja si e gjetëm e si është sot Qendra Shëndetësore nr.4 në Tiranë. Puna vijon pa u ndalur, me kantierin e hapur dhe projektet e reja, në rrugën e transformimit të shëndetësisë, në çdo komunitet, për të ndërtuar shëndetësinë që duam.  Ja si e gjetëm e si është sot Qendra Shëndetësore nr.4 në Tiranë”, – thekson Rama.
Kreu i qeverisë bën të ditur se “puna vijon pa u ndalur, me kantierin e hapur dhe projektet e reja, në rrugën e transformimit të shëndetësisë, në çdo komunitet, për të ndërtuar  shëndetësinë që duam”.
Pas rikonstruksionit Qendra Shëndetësore nr. 4 në kryeqytet është shndërruar në një qendër model të kujdesit parësor.