“Fillon vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve”; Manastirliu: Nesër vijnë 38,400 doza vaksine të AstraZeneca
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se “ nesër pritet të vijnë vaksinat e para nga AstraZeneca, 38 400 përmes mekanizimit të Covax”.
Në konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur me situatën dhe masat për përballimin e epidemisë ministrja Manastirliu theksoi se “të gjithë i kemi sytë tek fushata e vaksinimit që ka nsiur dhe është duke u intensifikuar më tej. Prej ditës së nesërme epresim 38 400 vaksina të Astrazeneca përmes programit të Covax, për të cilin Shqipëria ka hedhur hapa që prej fillimit të krijimit të këtij mekanizmi, duke parapaguar rreth 4 milionë dollarë, nesër vijën dozat e para”.
“Sipas planit kombëtar të vaksinimit do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve dhe do të vijojë me vaksinimin e grupmoshës moshës +80 vjeç”, – shtoi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se deri sot janë kryer mbi 21 mijë vaksinime dhe shumë shpejt do të përmbyllet dhe vaksinimi i personelit shëndetësor.
“Deri më tani kemi arritur në një numër vaksinimesh prej 21,619 doza vaksinash të kryera. Dhe kemi pothuajse përmbyllur vaksinimin e personelit shëndetësor. Janë më shumë se 16 mijë vaksinime të kryera për stafin mjekësore dhe stafin mbështetës. Dhe mbi 4 mijë vaksinime të kryera për të moshuar mbi 80 vjeç, ata në shtëpitë e të moshuarve dhe stafet që u shërbejnë atyre”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se gjatë muajit prill do të vijnë rreth 68 mijë doza të Astrazeneca dhe në maj do të jenë në total 120 mijë doza sipas fazave dhe kalendarit të planifikuar. Kemi hyrë edhe në dritare të tjera të mekanizmit të Covax edhe për lloje të reja të vaksinave”.
“Jemi duke intensifikuar vaksinim, sot ne ne jemi në vendin e dytë në rajon pas Serbisë për fushatën e vaksinimit. Objektivi ynë është që gjatë sezonit të verës të kemi vaksinim të popullatës që të çlirojmë edhe turizmin”, tha Manastirliu.
Fraksion.com