“Basha s’pyet pë COVID-in”; Mbledh qindra demokratë në Kavajë dhe hipën mbi makinë: Kavaja zëri i ndryshimit, Rama ik (VIDEO)
Masat anti-COVID janë shkelur të gjitha në një aktivitet që ka zhvilluar kreu i PD-së Lulzim Basha në Kavajë.
Basha ka mbledhur me qindra demokratë në shesh për një miting elektoral, duke shkelur kështu Aktin Normativ të qeverisë por edhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për luftën kundër koronavirusit. Vetë Basha por edhe pjesa më e madhe e të pranishmëve duket se janë edhe pa maska.
Basha është ngjitur mbi makinë, dhe me dy gishta lart ka përshëndetur të pranishmit.
“Zëri i Kavajës, zëri i ndryshimit. Shqipëria fiton! Rama ik!”, deklaroi Basha.
Kujtojmë se Komiteti i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet mbi 10 persona për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Fraksion.com