AktualitetPolitikëTë fundit

“Me kë fiton?”; Rama nxjerr fotot dhe iu vendos nofka rivalëve të opozitës

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar drejtuesit e opozitës teksa ka krahasuar me foto të gjithë kryesuesit e listave të PD-së me ato të PS-së, por nuk ka lënë jashtë edhe LSI-në.

Për pjesën më të madhe të kandidatëve kishte një koment thumbues. E nisi me Dash Shehin, të cilin e cilësoi pensionist, më pas përballi Berishën me Najada Çomon e Luljeta Bozon.

Nuk hezitoi të thumbonte Metën, të cilin e përballi me Etilda Gjonajn. Ndonëse nuk kandidon për deputet, Rama thotë se është kryedeputeti i skuadrës që ka etje për të ndalur drejtësinë e re. Edhe Kryemadhin e përballi me Evis Kushin duke ngritur pyetjen: “Arsimi fiton me Evisin apo filxhanin”.

Xhelal Mziun e cilëson si të arratisurin e bashkisë së Kamzës dhe vijon me Salianjin, të cilin e cilëson si lakuriq nate.

Me kë fiton Tirana? Majko dhe Mesila… me kë fiton? Balluku apo Dash Shehu? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana?

Fjalimi i Ramës dhe nofkat që iu vuri rivalëve të PS-së

Ah, kapella, tani mu kujtua Grida, krushka nga Kavaja, me pishtarin e demokracisë mes tërë atyre relikteve të historisë, ku karvanin e mbyll patjetër, kush tjetër, Paloka, me barkun që i nxjerr kudo bardhakun.

Nuk është për të qeshur, por është për të qarë. Është për të qarë me oi, ku u katandis pas 30 vitesh, Partia Demokratike. Një cirk ambulant ku ka madje dhe elefantë, si Zef Hila i Shkodrës së Hilë Mosit e Zef Kolombit, ai që vaj me det dogji parvjet shkollën, bashkë me kuti votimi e me fletë.

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Po kur thonë, “Shqipëria fiton”. O Zot! Shqipëria fiton, por si fiton? Ma thoni me kë fiton? Ja, ta ndihmojmë veten për të dhënë përgjigje dhe të ngremë ca pyetje. Me kë fiton Tirana, në 25 prill?

Ja ku janë, një pensioniste dhe një pensionist. [në ekran portreti i L.Bozdos, N.Çomos dhe S.Berisha] Një mjeke dhe një mjek. Zgjidhet ky, për të mos zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana dhe me këto humbet?!

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Po se mos është vetëm ky krahasim?!  Ja, ministrja jonë e Shëndetësisë, ministri i tyre i Shëndetësisë. [në ekran portreti i O.Manastirliu dhe P.Vasili] Me kë fiton Tirana? Po Shqipëria me kë fiton në 25 prill?

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Besoj që pamjet flasin vetë. Kush ka sy le të shikojë, kush ka veshë le të dëgjojë, kush ka mendje le të mendojë dhe le të zgjedhë.

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Ja, Majko dhe Mesila. Me kë fiton Tirana? Njëri që lufton me grekun dhe derdh gjak në televizor, pasi i del gjumi në drekë, tjetrin e njihni. Dhe përfitojnë nga rasti, sepse më ishte përgjigjur qirje Vangjeli me disa fjalë që unë i kam thënë për të. Atyre fjalëve, unë nuk ju heq asnjë presje, por ato fjalë janë thënë më shumë se 10 vjet më parë. Kanë kaluar 10 vjet dhe janë po këta. Kanë kaluar 20 e janë po këta.

Me kë fiton drejtësia? [në ekran portreti i E.Gjonaj dhe I.Metës]Mos më thoni që ky nuk është deputet. Ky është kryedeputeti i asaj skuadre. Etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme, për ta ndaluar drejtësinë e re dhe sot, në kushtet kur flasim, ky është akuzuesi, kjo është e akuzuara e këtij.

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Parafytyroni tani, sikur në 25 prill të mos zgjidhet kjo, por të zgjidhet ky. Shikojeni!

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Po Durrësi me kë fiton Durrësi? [në ekran portreti  M.Ikonomo dh E.Paloka dhe A.Duka]  Në Durrës çfarë ka barku, nxjerr bardhaku. Një mesazh i qartë. Këtu ka dalë me flamurin amerikan dhe me atë parti që e mban në garazh, nuk e ka nxjerrë asnjë ditë nga garazhi partinë. E mban në garazh si ato makina autobomba dhe i thotë Lulit, ose më fut mua në listë, ose të erdha me gjithë makinë e t’u futa në SHQUP e të hodha në erë.

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni, është Ludoviku i filmit që gëlltiti një lugë çorbë të prishur dhe pastaj gjithë jetën mbeti demokratikas.

Me kë fiton Kavaja? Me Etjenin që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë studimet dhe që nuk pranoi asnjë post për të shkuar në Harvard, për të vazhduar të thellojë studimet dhe Gridare, gridare, gridare.

Po Shkodra, me kë fiton? Një gjë meriton, nuk meriton foto bardhezi, sepse është i vetmi me ngjyra në atë skuadër. Shkodranët kanë një zgjedhje, le ta bëjnë.

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Ky është Elbasani. E para e Elbasanit e Partisë Socialiste, e para e Elbasanit e LSI-së. Me kë fiton Elbasani? Me arsimin apo me filxhanin?

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Ky është Kukësi dhe kjo është Dibra. Shërbëtori publik i Bashkisë së Londrës dhe i arratisuri nga Bashkia e Kamzës, të dy në Dibër, kjo është zgjedhja.

Ja dhe zgjedhja për Korçën. Korça, me kë fiton? Me zonjën majtas apo me këtë lakuriqin e natës djathtas? Se ky më ka hyrë mua edhe në fushën time këtu, duke dalë në plazh, na turpëroi edhe si kategori.

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Kjo është Vlora, ky është Leskua. Këtu është në restorant. Për kë nuk e njeh, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Foto e shkëputur nga një betejë në restorant, mundje e lirë mes miqsh. pasi ka mbaruar gjithë rakia e lumit të Vlorës. Ky është i pari i Vlorës. Dje, sikur kishte dhënë dorëheqjen. Por ishte vonë, sot në mëngjes i kanë dalë avujt, me siguri do jetë rifutur në garë. Sot në darkë do e japi prapë dorëheqjen e SHQUP-i do vendosi një taksi ambulancë për nxjerrje pije çdo natë. Kryetari i KLSH-së!

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

Ky është ministri i Arsimit, propozim që Partia Demokratike i bën Lezhës. E njihni, Mark Mark, Mark Marku. Ky është një tjetër propozim duke e konsideruar Lezhën vendin ku mund të hedhin të gjithë librat falas, kanë çuar Markun dhe Gjekmarkun, të dy bashkë dhe i thonë Lezhës, voto, nuk ke nga shkon.

Fotot/ Si Rama i vendosi nofkat rivalëve të opozitës

E pra, është shumë e qartë, besoj. Është shumë e qartë se çfarë halli kemi ne. Janë hall i madh këta për atë që thashë në fillim. Ky është propozimi që i bëhet demokratëve të Gjirokastrës, ata që kanë mbetur atje. E njihni besoj, ministri i Shëndetësisë në konkurrencë me atë tjetrin e LSI-së.

Kjo është Partia Demokratike dhe kjo është Partia Socialiste, jo vetëm në Fier, por në të gjithë Shqipërinë.

Fraksion.com