AktualitetPolitikëTë fundit

Listat e kandidatëve: Yuri Kim në Elbasan takim me Ballën; Në 12:00 bisedë me Bardhin

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka udhëtuar ditën e sotme drejt qytetit të Elbasanit. Fokusi i vizitës në këtë qytet janë zgjedhjet e 25 prillit, teksa ka zhvilluar takime me drejtuesit politikë të këtij qarku, ku fillimisht është takuar me drejtuesin politik të PS-së, Taulant Balla.

Kim pritet të takohet me Gazment Bardhin e PD, për të vijuar më tej me Rudina Hajdarin të “Thurjes”. Ndërkohë në orën 11:55, Yuri Kim do takohet me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Ndërkombëtarët, e në veçanti Kim, ka bërë thirrje të herëpashershme që emrat e kandidatëve për deputet të jenë me integritet, madje 3 ditë më parë diplomatja amerikane përcolli një mesazh të fortë duke thënë se do të jenë pikërisht hartimi i listave që do të vërtetetojë sa të përkushtuar janë liderët e partive politike për integrimin në BE.

Përballja në qytetin e Elbasani është shumë e fortë, mes Taulant Ballës nga PS-së, Gazment Bardhit nga PD, Monika Kryemadhit nga LSI dhe Rudina Hajdarit nga partia “Nisma Thurje”.

 

Fraksion.com