“100 ditë, 100 arritje”; Rama: 845 studentë ekselentë janë punësuar në administratën publike
Studentët të cilët kanë një mesatare 9-10 prej dy vitesh kanë mundësi punësimi në administratën publike.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa studentë ekselentë janë punësuar në administratën publike dy vitet e fundit 145 apo 845.
Rama theksoi se janë 845 studentë ekselentë që janë punësuar në administratën publike dy vitet e fundit.
Me anë të këtij programi studentët janë përfitues të punësimit mbi bazën e meritës dhe ky model nxit cilësinë e dijes në universitete.
Fraksion.com