U arrestua i dehur në timon, Gjykata jep masën e sigurisë për kandidatin e LSI-së në Elbasan
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sokol Skuran, kandidati i LSI-së në Elbasani, i cili u ndalua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Skura akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa është arrestuar nga policia në aksin rrugor Elbasan-Librazhd gjatë natës së të dielës.
Sipas burimeve nga policia e Elbasanit Sokol Skura, i pesti në listën 15 emërorë të LSI, për Elbasanin, është arrestuar edhe në vitin 2015 pasi në gjendje të dehur përplasi për vdekje një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.
Kodi penal parashikon dënimin nga 10 ditë deri në 3 vjet burg në rast drejtimi të mjetit në gjendje të dehur.
Sokol Skura i larguar nga Partia Socialiste që në vitin 2015, është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.
Fraksion.com