AktualitetPolitikëTë fundit

“S’ka kohë për pushim”: Rama: Eshtë koha pë barazi, 59 gra e vajza në listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit

Përfshirja e grave në politikë e vendimmarrje mbetet një ndër prioritetet e Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa gra e vajza në 150 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme 2021 kandidojnë nën siglën e Partisë Socialiste, 29 apo 59″.

Rama theksoi se janë 59 gra e vajza që kandidojnë si përfaqësuese të PS-së për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Shqipëria renditet në 5 vendet e para të botës për barazinë gjinore në qeverisje.