“Shqipëria e ardhmja jonë”; At Nikolla Marku-Ballës: E keni mbështetjen
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla e ka nisur ditën me fjalët e mira që At Nikolla Marku i ka thënë atij në prag të zgjedhjeve.
“Ditë të mbarë! Teksa ecim rrugicave të Kalasë së Elbasanit u përshëndeta me At Nikolla Markun. Faleminderit për fjalët e tij. SHQIPËRIA, E ARDHMJA JONË”, shprehet Balla duke treguar edhe bisedën që zhvilloi me At Nikolla Markun.
Ndërkohë nga ana e tij, At Nikolla e ka siguruar Ballën për mbështetjen që ai gëzon nga qytetarët.
“Respekte, respekte të keni. Zoti ju bekoftë. Ju plotësofshin të gjitha dëshirat në çdo fushë të jetës. Edhe bëtë shumë mirë që erdhët këtu sepse kjo është fusha me e shenjtë e Elbasanit, vendi më i shenjtë siç e thatë dhe ju. Nga unë e keni ngrohtësinë, e keni mbështetjen. Zoti jua shpërbleftë me ec përpara”, ishin fjalët e At Nikollës për Ballën.
Fraksion.com