AktualitetPolitikëTë fundit

“LSI zyrtarizon listën”; Kryemadhi me kandidatët e Tiranës: 47 ditë drejt ndryshimit, bashkë në 25 prill

Një ditë pasi dorëzoi një KQZ listat e kandidatëve për deputetë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot në seli, kandidatët për deputetë, në qarkun e Tiranës.

Monika Kryemadhi kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. E dyta në listën e kandidatëve në Fier është Kejdi Mehmetaj.

Erisa Xhixho është e dyta në listën e qarkut Tiranë, pasohet nga Petrit Vasili, i cili  është i treti  në listën e kandidatëve në Tiranë, ndërsa Klajda Gjosha e katërta në Tiranë.

Ardit Cela kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Beratit. Hajri Laçit i është besuar qarku i Dibrës.

Elona Guri kryeson listën në qarkun e Durrësit.

Endrit Braimllari kryeson listën e kandidatëve në Korçë

Erblin Bulica kryeson listën e LSI në qarkun e Kukësit. Viktor Tushaj kryeson listën në qarkun e Lezhës. Agron Cela kryeson listën në qarkun e Shkodrës, Luan Rama në Vlorë, kurse Vangjel Tavo në Gjirokastër.

Bazuar në listat e publikuara, LSI vjen në zgjedhjet e 25 prillit me lista të paplota.

Për partitë politike në vend, dita e sotme është afat i fundit që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni është ora 00:00.  Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.

Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Ilir Meta i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit. Ndërkaq dje ambasadorja amerikane,  Yuri Kim bëri paralajmërimin e fundit për partitë politike, ku u kujton që kandidatët duhet të jenë të pastër, ndërsa tha se shqetësimi më i madh i votuesve shqiptarë janë korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria.

TIRANA
1-MONIKA KRYEMADHI
2-ERISA XHIXHO
3-PETRIT VASILI
4-KLAJDA GJOSHA
5-PËRPARIM SPAHIU
6-EDMOND HAXHINASTO
7-FLOIDA KËRPAÇI
8-NORA MALAJ
9-KLEVI POJANA
10-SILVA CAKA
11-BESNIK JAKAJ
12-ALDI FUSHA
13-ERIONA BIXHA
14-FAIK BASHA
15-BLERDI LIÇAJ

16-PETRIT BARA
17-VIRON BEZHANI
18-ESMERALDA DEMIRAJ
19-ARBEN MUÇAJ
20-SOKOL PONARI
21-ELONA DHIMA
22-ETION JOKA
23-LEMI MUÇAJ
24-MELISA CAHANI
25-VOJO BREGU
26-AGRON KARAJ
27-SARA KAU
28-ARDIAN HASALAMI
29-DENIS HIDRI
30-IVA ÇARÇIU
31-ERALD KAJA
32-KLODIAN DOKA
33-NIKOLETA PETI
34-ALERT ZHURDA
35-ARBEN RROKO
36-BRISIDA SHEHAJ

 

Fraksion.com