“Kandidatë pa u pyetur”” ; PD dorëzon në KQZ 24 emra pa atësi dhe datëlindje, disa edhe pa gjini
Reagimi i parë pasi shqiptarët u njohën me kandidatët e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit ishte e ish-nënkryetarit e Bashkisë Shkodër, Fatlum Nurja i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se është përfshirë në lista edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë.
Ndërsa mbrëmë kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur çastet e fundit të afatit për të dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Por përqendrimi në shtyrjen sa më shumë ka bërë që në listat e PD të ketë parregullsi.
Nga një vështrim i thjeshtë në lista shikon se shumë kandidatëve janë me gjeneralitete të paplotësuara, 24 gjithsej në 9 qarqe. Madje në Tiranë dhe disa kandidatëve të tjerë në disa qarqe janë edhe pa gjini.
Vetëm në Tiranë Basha ka dorëzuar në KQZ 9 kandidatë të cilëve u mungojnë atësia, mëmësia dhe data e lindjes. 2 prej kandidatëve në kryeqytet nuk kanë as gjininë.
Qarqe të tjera me problematika janë Gjirokastra me 3 kandidatë pa gjeneralite të paplotësuara, Fieri me 4, Kukësi me 1, Korça me 2, Durrësi me 1, Shkodra me 1, Elbasani me 1 dhe Berati me 2./shqiptarja.com
Fraksion.com