AktualitetOp-EdTë fundit

“Gra nën uniformë”; Oficere Tyrku: Rëndësia e profesionit është ta duash, ta bësh pjesë të jetës dhe të japësh më të mirën nga vetja

Major Enkelejda Tyrku është pedagoge në AFA, e cila spikat me korrektësinë, përkushtimin dhe angazhimin maksimal në stafin akademik, gjë që e bën figurën e saj si ushtarake, grua dhe nënë, të respektuar dhe vlerësuar që nga koha kur ka veshur mbi supe uniformën e ushtarakut. Majore Enkelejda ka ndjekur studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Histori Filologjisë, dega Histori dhe më pas ajo ka ndjekur studimet pasuniversitare në Akademinë Ushtarake Skënderbej 2003-2004, si dhe më pas ka përfunduan kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Leavenworth, Kansas. Ka kryer funksione të ndryshme në Brigadë dhe Batalion Artilerie, si specialiste personeli dhe me vonë specialiste stërvitje. Ka punuar në batalionin e dytë të këmbësorisë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë dhe më vonë në KDS. Ajo është një nga ushtaraket femra të FA që ka marrë pjesë në dy misionet e NATO-s në Afganistan. Nga 2014 e në vijim ajo është pedagoge për Historinë Ushtarake në AFA.

Major Enkelejda Tyrku, mirëseardhët në faqet e shtypit ushtarak. Ju jeni pedagoge në AFA dhe ne ju kemi kemi zgjedhur pikërisht ju, për të ndarë eksperiencën tuaj me lexuesin ushtarak, dhe jo vetëm,  në prag të 7 dhe 8 Marsit. Çdo të thotë për ju të përçosh dije tek ushtarakët e rinj?

Gjatë shërbimit tim 17 vjeçar në Forcat e Armatosura mësimdhënia është një nga eksperiencat ku kam mësuar dhe më ka shërbyer për tu rritur profesionalisht. Është një profesion i dyfishtë, je pjesë e botës së bukur të artit të mësimdhënies dhe njëkohësisht pjesë e pandërprerë dhe aktive e misionit fisnik të Forcave të Armatosura. Çdo ditë puna në auditor është një kënaqësi me vete. Në auditoret e Akademisë së Forcave të Armatosura ulen tani edhe studentët eprogramit të studimeve Bachelor në “Studime në Shkencat Ushtarake”, që i jep Akademisë një dimension të ri por edhe i rikthehet traditës shumëvjeçare të arsimit ushtarak. Energjia, vitaliteti dhe përkushtimi  që studentët përcjellin është edhe burim kënaqësise dhe motivim që puna në auditore të jetë edhe më e bukur dhe më frytdhënëse. Sigurisht pedagogu ka një rol të rëndësishëm simbolik në përçimin e njohurive dhe të dijes, por në bashkëveprim me studentët përçimi i informacionit dhe marrja e njohurive është reciproke. Çdo ditë duke punuar me studentët e të gjitha niveleve, mësoj dhe marr shumë informacion dhe shkëmbim eksperiencash që më ndihmojnë të zgjeroj këndvështrimin tim jo vetëm si mësimdhënëse por edhe si oficere dhe individ që të arrij një botëkuptim më të gjerë. Stafi i Akademisë është si një familje e madhe, ku çdo pjesëtar vazhdon të japë kontributin për realizuar misionin e AFA dhe për të vazhduar me trashëgiminë e lënë nga puna e ndërtuar nga një gjeneratë e tërë pedagogësh. Në objektivat e mia të rëndësishme, është leximi dhe hulumtimi në mënyrë rigoroze. Çdo ditë në programin tim, studimi zë një pjesë të rëndësishme dhe është burim vital që më jep edhe mundësinë që të hedh themelet solide për vetëzhvillim. Kjo pjesë është shumë e rëndësishme që të angazhohem në mënyrë aktive dhe dinjitozenë zhvillimin e programit akademik. Ndihem me fat dhe shumë mirënjohëse, që jam pjesë e stafit të Departamentit të Strategjisë, Studimeve të Avancuara dhe Historisë Ushtarake. Diskutimet dhe bisedat e përditshme akademike me kolegët e Departamentit, e bëjnë ditën time gjithnjë e më interesante. Puna kërkimore, hulumtimet dhe analizat e argumentuara prej secilit prej tyre në lidhje me tematika të ndryshme që trajtohen në programet mësimore është një thesar më vete dhe me vlera të mëdha për mua. 

Si po zhvillohet mësimi aktualisht, sa efektive janë kurikulat, pasi jemi në një situatë të pazakontë pandemie të COVID-19, për mësimdhënien online.

Situata e krijuar për shkak të Pandemisë globale të COVID-19, ka ndikuar në të gjitha sferat e jetës dhe sigurisht ka pasur një ndikim të madh edhe në fushën e mësimdhënies. Një sfidë që po e përballojmë të gjithë së bashku. Mësimdhënia në këto kushte ka pjesën e vetë të vështirësive dhe barrën e saj të sfidave, si për stafin akademik ashtu edhe për vetë studentët. Megjithë këto vështirësi që kanë prekur jetët dhe sigurinë shëndetësore të familjeve dhe të dashurve tanë, procesi mësimor vazhdon dhe të gjithë ne po përpiqemi të përshtatemi me kushtet dhe vështirësitë që sjell mësimi në distancë. Bashkëpunimi midis stafit të AFA por edhe studentëve na ndihmon që ti përballojmë edhe këto sfida. Për një pedagog prania e studentëve në auditor është më rezultative, por kjo situatë është edhe një lloj testimi, që pavarësisht vështirësive, ne të vazhdojmë dhe të ecim me përmbushjen e  misionit akademik.

A është i vështirë profesioni i ushtarakut? Si është për ju të të jesh ushtarake, nën uniformë dhe nënë?

Profesioni ushtarakut është në mënyrë të barazvlefshëm i vështirë edhe i bukur njëkohësisht. Është kompleks dhe shumë sfidues, por me përkushtim dhe me punë të vazhdueshme është i mundur. Fillimet janë gjithmonë të vështira. Shpesh në vitet e para të shërbimit si oficere e re, i drejtoja pyetjen vetes: “A do të mundesh t’ia dalësh me sukses? A do të jem e denjë dhe do ti përmbush të gjitha kërkesat që më ofronte detyra ime? Përgjigjet i mora me kalimin e kohës. I lejova vetes time kohë, që vit pas viti të shikoja anët pozitive dhe tëndiqja dritën jeshile “shpresën” që do të më udhëhiqte në të ardhmen dhe në ditët e bukura kur do ti merrja të gjitha përgjigjet e pyetjeve që më kishin munduar në fillimet e karrierës time. Uniforma bëhet pjesë normale e jetës dhe shpesh kur shikoj njerëz në uniformë, më jep ndjesinë sikur janë njerëz të afërt dhe që i përkasin familjes time të madhe dhe të vogël “të vëllezërve dhe motrave nën armë”. Profesioni ushtarakut me larmishmërinë e specialiteteve që ofron  nën uniformë, është një hapësirë e madhe për të përfituar nga gama e gjerë eksperiencave dhe ekspertizës që sjell çdo ushtarak. Ruajtja e balancës midis profesionit, sfidave e sakrificave që kërkon uniforma me të qënit nënë dhe familjare është pjesa më delikate. Shpesh më është dashur që të luftoj me veten për të dhënë më të mirën dhe për të mos lënë mënjanë të dy këto pjesë të rëndësishme të jetës. Është një luftë e përditshme, që akoma vazhdon dhe që ketë gjithmonë vëmendjen dhe dedikimin tim maksimal për të siguruar më të mirën për të dyja këto role.

Kush ka qenë sfida më e madhe e punës tuaj.

Sfidat janë pjesë normale e jetës. Sfida kam hasur shumë, por secila prej tyre më ka ndihmuar që të rritem, maturohem dhe të jem edhe më e përgjegjshme si individ dhe si ushtarake. Pas shumë viteve në shërbim aktiv në Forcat e Armatosura dhe përvojave që kam fituar, ndihem se jam bërë pjesë me të drejta të plota e Forcave të Armatosura. Gjithmonë do të jem falenderuesve dhe mirënjohëse të gjithë atyre kolegëve/kolegeve, miqve/mikeshave, eprorëve dhe drejtuesve që më kanë ndihmuar në rrugëtimin tim. Çdo kritikë, çdo sugjerim, këshillim dhe asistencë më kanë ndihmuar të jem kjo që jam sot. Falenderime pafund për të gjithë. Në eksperiencën personale, sfida më e vështirë mbetet misioni im i parë në Komandën e NATO-s, në kuadër të ISAF, në Kabul në Afganistan. Lashë vajzën time të vogël vetëm 1 vjeçe e gjysëm dhe ky është një ndër momentet më të vështira që nuk do të largohet ndonjëherë në kujtesën time. Sot që ajo është 10 vjeçe, shpesh më pyet për punën time dhe vështirësitë që has. E shikoj shumë të interesuar dhe kurioze për profesionin tonë dhe uniformën ushtarake. E kam falenderuar vajzën time Antean dhe i shpjegoj që edhe ajo ka dhënë një kontribut të madh dhe ka sakrifikuar shumë, si një heroinë e vogël, për të mbështetur në misionin tonë të përbashkët.

Ju keni 17 vite shërbim në Forcat e Armatosura shqiptare dhe 2 misione ushtarake të rëndësishme duke dhënëkoontributin në strukturat e paqes së NATO-s në Afganistan. Si ka qenë kjo eksperience? 

Dy shërbimet paqeruajtëse në Afganistan, janë një moment kthese dhe një faqe e re në karrierën time ushtarake. Misioni i parë në periudhën 7 korrik 2012 deri në 22 janar 2013, në Kabul në NTM-A (NATO Training Mission-Afghanistan), ishte koha kur ndryshoi rrënjësisht edhe vizioni im mbi rolin e ushtarakëve. Një shkollë e re më vete dhe një eksperiencë që më rriti profesionalisht si ushtarake. Puna dhe bashkëpunimi me stafet shumëkombëshe më ndihmoi të mësoj dhe të përfitoj një eksperiencë shumë të mirë që do të shërbeje edhe më vonë në karrierën time. Gjatë 6 muajve si pjesë e një stafi profesionistë ushtarakësh të pregatitur për operacione kombat, me forca amerikane, kanadezë dhe atyre vendas, mësova dhe e ndjeva se sa e rëndësishme është të përfaqësosh denjësisht vendin dhe flamurin tonë kombëtar. Ishte detyrë dhe përgjgjegjësi shumë e madhe dhe në pozicione të tilla detyra merr vlerë të shumëfishuar. Emri yt atje humbet nën uniformë dhe zmadhohet dhe merr përmasa njerëzore flamuri dhe kombi që përfaqëson. Askush nuk më thërriste në emër, por thjesht “The Albanian Captain”, kapitenia shqiptare. Ja u siguroj, se pesha dhe barra e kësaj përgjegjësie rëndonte shumë mbi shpatulla. Në misionin e dytë në shtator 2016-mars 2017, ishte normale të dëgjoja “The Albanian Major”, majorja shqiptare. Në këtë fazë e dija shumë mirërëndësinë e këtij emërtimi. Në këtë periudhë shërbeva në Komandën e Veriut të NATO-s, në Mazar el Sharif, në kuadrin e RSM (Resolute Support Mission). Misioni i dytë paqeruajtës, më ndihmoi të hedh themele edhe më solide mbi mënyrën e organizimit të punës në zonat operacionaletë NATO-s dhe mënyrën e të punuarit në shtabe shumëkombëshe. Në të dyja këto misione, ja kam arritur t’i përmbyll me sukses në saj edhe të bashkëpunimit dhe mbështetjes të kolegëve të mi shqiptarë. Prandaj për mua të gjithë bashkëudhëtarët tanë në uniformë, janë njerëzit e thjeshtë por të sakrificës. Janë njerëzit që punojnë në heshtje, pa dallim gjinie, janë ata që ecin përpara, përballojnë çdo sfidë pa u ankuar, ata janë edhe heronjtë e vegjël që shumë pak i njohin por që kanë një vlerë të madhe dhe të patjetërsueshme. 

Gjatë një ceremonie organizuar më 25 nëntor 2014 në Ministrinë e Mbrojtjes, në prag të 70 vjetorit të çlirimit, përshpërblimine personaliteteveme “Medalje e Mirënjohjes” dhe “Medalje Nderi” për shërbime të jashtëzakonshme gjatë kohës të luftës, juve, që atëhere mbanit gradën kapiten, ministri i Mbrojtes ju vlerësoi me”Medaljen e Mirënjohjes”. Sa e rëndësishme është kjo për ju?

Ishte një vlerësim i madh dhe u ndjeva e privilegjuar dhe e nderuar. Realisht jam shumë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më janë ofruar. Ndihem e shumë e vlerësuar për mirëbesimin që eprorët dhe kolegët e mi kanë pasur tek unë. Të gjitha këto eksperienca të fituara në vite janë edhe si rezultat i mundësive që më janë ofruar. Përballë këtyre mundësive, gjithmonë vihesh edhe para përgjegjësisëqë të punoj më fort dhe të jap më të mirën time për ta realizuar me sukses përmbushjen e misionit tonë si ushtarakë. 

Ju jeni një nga tre oficerët e rinj të diplomuar, me diploma masteri, në fushën e studimeve strategjike në SHBA, në korrik 2020, ku përfunduan kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Leavenworth, Kansas. Diçka rreth studimeve atje, sa kohë zgjati ky kurs?

Studimet në SHBA ishin një dritare e madhe drejt botës së pafundme të dijes dhe njëmundësi unikale për rritjen profesionale si ushtarake por edhe në sferën akademike. Një udhëtim shumë sfidues, shumë kërkues por edhe një burim i madh përfitimi njohurish. Studimet i nisa në prill të vitit 2019 dhe i përfundova në qershor të vitit 2021. Faza e parë për një periudhë 3 mujore  mora pjesë në kursin për “Pregatitjen e Edukimit Ushtarak Profesional në “Institutin e MbrojtjessëGjuhësnëQendrën e Gjuhës Angleze” DLI në Bazëne Forcave Ajrorenë Lackland, Texas. Në fazën e dytë zhvillova “Kursin e Komandës dhe Oficerit të Shtabit të Përgjithshëm” në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Fort Leaveworth, Kansas. Gjithashtu pata fatin dhe mundësinë të ndiqja studimet në “Masterin e Shkencave dhe Artit Ushtarak, në fushën e studimeve strategjike. 

Sa ndikoi ky arsimimnë një nga akademitë ushtarake më elitare të SHBA, tek ju si oficer i ri, por dhe për FA? Sa domethënës është për karrierën e një ushtaraku të studiojë në SHBA?

Kjo periudhë edukimi në SHBA mëndihmoi që të kuptoj dhe të jem në gjendje të aplikoj më mirë doktrinat ushtarake dhe të rris aftësinë e të punuarit në grup dhe në stafe shumëkombëshe. Mësova shumë mbi operacionet ushtarake, taktikat, strategjinë. lidershipin, historinë ushtarake dhe subjekte të tjera që janë të nevojshme për të kompletuar njohuritë që duhet të ketë një oficer karriere që të jetë edhe i aftë të punojë në detyra të ndryshme në kuadër të NATO-s por edhe të angazhimeve të tjera të FARSH. Akademia ushtarake në SHBA më ndihmoi që të thelloj aftësitë e mia analitike për zgjidhjen e problematikave të ndryshme në fushën e mbrojtjes dhe tësigurisë. Mësimet e marra në fushën e mendimit kritik dhe lidershipit ishin shumë me vlerë për të kuptuar rëndësinë e komandimit efektiv dhe rolin e veçantë që kishte efektiviteti i punës në grup. Kjo periudhë më ndihmoi të zgjeroj dhe thelloj njohuritë e mia në çështjet strategjike, të kuptoj më mirë sfidat në mjedisin kompleks ku Forcat e Armatosura duhet që të operojnë dhe të realizojnë me sukses misionin e tyre. Studimet master për fushën e strategjisë më dhanë mundësinë që të punoj me një staf akademik profesional që më ndihmoi të hidhja bazas olide mbi punën kërkimore dhe aplikimin e koncepteve strategjike. Një eksperiencë që më shërben edhe në detyrën time aktuale në fushën e mësimdhënies në AFA. Të gjitha këto njohuri janë një vlerë e shtuar sepse ndihmojnë çdo ushtarak në shërbim të FARSH që t’i vendosë në praktikë në detyrat e të ardhmes ku do të duhet të shërbej në kuadër të NATO-s apo edhe OKB sipas kërkesave dhe nevojave të FARSH.

Major Enkelejda, të punosh në një ambient ku mbizotërojnë burrat mendon se ështëe vështirë, ndjehet e paragjykuar një femër, si është kjo në aspektin gjinor?

Shpesh në këndvështrimin e përgjithshëm profesione të caktuara shikohen si domeine të njërës apo tjetrës  gjini. Të jesh pjesë e Forcave të Armatosura sigurisht nuk është e thjeshtë, kërkon shumë punë, përkushtim dhe disiplinë të hekurt, por nuk është e paarritshme. Vitet e gjata në shërbim të bëjnë të kuptosh rëndësinë e profesionit por edhe  të kolektivit dhe bashkëpuntorëve tanë. Respekti fitohet me shumë punë, përkushtim dhe vite të gjata përvoje. Gjatë shumë viteve ku na duhet të përballojmë sfida të përbashkëta në shërbime dhe misione të vështira që të gjithë ne ushtarakët aktivë nën uniformë, bëhemi  pjesë e familjes së madhe të Forcave të Armatosura. Të gjithë bashkë kemi një mision të përbashkët dhe i shërbejmë kombit tonë, dhe objektivi madhor është që ta realizojmë mision  tonë me sukses dhe në standarte profesionale. Duke e bërë këtë analizë, në përfundim më duket se ka shumë pak vend për ide ku duhet të ekzistojë paragjykimi për shkak të gjinisë.

Çfarë do t’ju thonit oficerëve/ushtarakëve të rinj, si në aspektin profesional, duke qënë pedagogja e tyre, por edhe atë personal, çfarë do të këshillonit ju për ta?

Duajeni profesionin tuaj, bëjeni atë pjesë të jetës tuaj dhe jepni më të mirën nga vetja. Mos reshtni asnjëherë së punuari, së eksploruari çdo mundësi dhe eskperiencë të re që do t’ju ofrohet nga shërbimi në FARSH. Qëndroni mendjehapur për të mësuar dhe mos reshtni kurrë së kërkuari dije, sepse është e sigurt që do t’ju udhëheq në një rrugëtim fantastik që do t’ju surprizojë se sa shumë mund t’ju ndryshojë dhe zgjerojë botëkutimin tuaj. Sfidat dhe vështirësitë janë pjesë e profesionit të ushtarakut, por jo më kot ata janë edhe njerzit më të veçantë që transmetojnë vlera unike, për sakrificat dhe kontributin që japin në çdo cep të globit ku detyra i thërret. Ushtarakët ambasadorët e paqes dhe stabilitetit janë ata që e mbajnë flamurin shqiptar dhe transmetojnë vlerat më fisnike shqiptare kudo që shkojnë. Mos reshtni së treguari vlerat e profesionit dhe të kombit që përfaqësoni./Intervista është realizuar nga Msc. Mimoza Golikja për gazetën Ushtria.

Minister Xhaçka celebrates the 8th of March with military women and girls: You are an example of dedication to family and country.

 

Fraksion.com