“Shqipëria, e ardhmja jonë”: Publikohet slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit
Slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë “Shqipëria, e ardhmja jonë”!
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot emrat që do të kryesojnë skuadrën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
Rama u shpreh se këtë herë e ka ndryshuar skemën dhe vendet e para do t’i lihen të rinjve, grave dhe vajzave. Vihet re se të gjitha janë femra dhe vetëm në dy qarqe, listat udhëhiqen nga Erion Braçe dhe Lavdrim Krashi.
Sa i përket listës së Tiranës, u shpreh se nuk i ndan dot Najada Çomon dhe Luljeta Bozon, për të cilat thotë se kanë arritur t’i përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesje dhe dashurie.
Vendi i parë në Listën e Shkodrës: Edona Bilali
Vendi i parë në Listën e Vlorës: Pranvera Sulaj
Vendi i parë në Listën e Kukësit: Greta Duraku
Vendi i parë në Listën e Korçës: Eni Zake
Vendi i parë në Listën e Dibrës: Lavdrim Krashi
Vendi i parë në Listën e Berat: Hatixhe Konomi
Vendet e para në Listën e Tiranës: Luljeta Bozo dhe Najada Çomo
Vendi i parë në Listën e Fierit: Erion Braçe
Vendi i parë në Listën e Elbasanit: Evis Kushi
Vendi i parë në Listën e Gjirokastrës: Mirela Kumbaro
Vendi i parë në Listën e Lezhës: Lindita Nikolla
Vendi i parë në Listën e Durrësit: Milva Ekonomi
Partia Socialiste synon 88 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi objektivat në çdo qark, deklaroi se Partia Socialiste ka si synim bazë 78 mandate dhe maksimal 88 mandate.
Po ashtu, nga selia e PS-së, Rama theksoi se fuqia dhe pika e fortë e socialistëve është vetëndryshimi dhe rrëfeu si janë përzgjedhur emrat e kandidatëve për deputetë.
Për kryeministrin arma sekrete që do ti japë PS objektivin maksimal të 88 mandateve është se ata janë shumë më të përgatitur se kundërshtari.
Fraksion.com