AktualitetPolitikëTë fundit

Politikani shqiptar do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës; Shpallet kompania fituese, investimi do kushtojë rreth 104 milionë euro

Kompania fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës është shpallur bashkimi i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction, i përbërë nga Mabetex Group, i cili mban 50% të aksioneve, ndërkohë ideatori është YDA Group me 48% dhe A Group SH.PK me 2%, ku vlera e investimit është 103.966.030 euro.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kompania fituese mban flamurin shqiptar dhe se në bazë të konsorciumit është kompania e drejtuar nga Behgjet Pacolli.

“Jam shumë i lumtur që baza e këtij konsorciumi është një kompani e famshme me vepra fantastike që ka flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Jam i lumtur që do ta ketë mundësinë të provojë atë që ka dashur prej kohësh, mundësinë të investojë në Shqipëri, të lërë gjurmën e tij në Shqipëri dhe të mbetet pjesë e veprës së tij”, tha Rama.

“Kjo ka qene një nga sfidat më të bukura dhe me të rëndësishme për mua si kryeministër që ta bëja Vlorën më një aeroport ndërkombëtar dhe u kthye në sfidën më të tmerrshme nga pikëpamja e pengesave që u krijuan për arsye krejt pa asnjë lidhje me dëshirën, angazhimin dhe vullnetin tonë. Është historia e një aventurë të nisur vite më parë, por për fat të keq në këto raste nuk është e lehtë që t’u shpjegosh të tjerëve sepse një sfidë e tillë bëhet gati e pamundur nga rrethana objektive jashtë ndikimit të qeverisë. E kemi nisur fillimisht me një përpjekje për të ndërtuar një marrëveshje me konsorciumin e madhe, një nga më të mëdhenjtë e botës, që ndërtoi dhe aeroportin e ri të Stambollit, patëm një proces që zgjati me muaj”, tha Rama.

 

Fraksion.com