Makina përplaset me murin, humbin jetën 2 vëllezërit dhe kushëriri; Arrestohet shoferi në ambientet e spitalit
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kodër Kashar në Tiranë, ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Aksidenti u ka marrë jetën 2 vëllezërve dhe kushëririt, të cilët ishin pasagjerë në makinën tip ‘Opel’ që u përplasur me murin.
Vitkima të këtij aksidenti janë Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç.
Ismail Sulaj dhe Belul Sulaj janë vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa këto të dy, bashkë me viktimën tjetër janë kushërinj të shoferit 29-vjeçar Zija Stefanescu (Murati).
Drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari Zija Murati, ndodhet në spital, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Mësohet se ai i është nënshtruar një testi, për të verifikuar nëse kishte konsumuar alkool.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun që drejtonte mjetin në ambientet e spitalit. Ai është arrestuar për shkak se ka qenë duke e drejtuar mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit.
Mjeti ku udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese, ku për pasojë tre pasagjerët kanë humbur jetën në vend.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë në momentin kur ka ndodhur përplasja fatale.
Makina tip “Opel” e drejtuar nga 29-vjeçari, ka dalë nga rruga dytësore “Hajdar Valisi” duke u përplasur me murin, mbrëmë rreth orës 23:30.
Fraksion.com