Luljeta Bozo i bashkohet PS; Rama: Mendoja që nuk do e bindnim. Një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin!
Pas mjekes Najada Çomo edhe inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar skuadrës së PS në betejën e 25 prillit. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama.
Duke folur për ndihmën që Bozo ka dhënë për vendin pas tërmetit, Rama tha sa ajo do jetë një aset i vyer në skuadër.
Rama: Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua dhe me Luljeta Bozon të mund të përcjell idenë e palëkundur timen se ne kemi bërë shumë por jo aq sa mjaftueshëm për të thënë: “O sa mirë”. Kjo vlen për punën që kemi bërë, për PS, për përpjekjen tonë për të qenë në çdo takim me ju.
Sot jemi këtu për të bërë për gjithçka keni bërë për plagët që hapi tërmeti. Je njeriu i duhur në kohën e duhur. Ndihma jote ka vazhduar dhe ka qenë shumë e vyer në procesin e rindërtimit.
Bozo: Unë do flas shkurt se inxhinierat flasin shkurt. U tronditëm të gjithë nga tërmeti se është dukuri shumë e rrezikshme, por ne nxorëm mësime nga kjo. Mua më vjen mirë që qeveria e mori veten shumë shpejt nuk mbeti njeri pa strehë e pa ushqim. Më vjen mirë që kemi konstatuar defekte në ndërtim , që ti rregullojmë më procesin e rindërtimit.
Kemi pasur defekte në shtëpitë në fshat , se atje kemi dhe shtëpi të ndara. Tani ka filluar ndërtimi sipas rregullave. që mos të ndërtohet kuturu dhe të ikin lekët kot. Se njerëzit kujtojnë se kjo bëhet menjëherë, po çdo gjë ka kohën e vetë. Se njerëzit mendojnë dhe për fondet që i siguruam ato nuk vijnë menjëherë, dhe prandaj nis dhe më vonë ndërtimi, se me aq lekë sa ke do ndërtosh.
Mund të ketë nevojë për një cik, meqë thonë që u vodhën fondet, kemi shifrat. Për rindërtimin, mund ta zhvillojmë në disa drejtime, po s’duhet të lëmë mënjanë zonat rurale, se ndryshe nuk ecet para.
Kemi punë për të bërë, dhe kemin një aset të madhe si ato minerale dhe kemi detyrë ta menaxhojmë dhe ta shfrytëzojmë për një kohë sa më të gjatë. Truri e çon para shoqërinë.
Rama: Bëre një pasqyrë përtej rindërtimit. Të falenderoj se preke dy aspekte që unë nuk i preka, atë të financimit së pari, se shumë mendojnë që ne morëm paratë me një thes në Bruksel dhe tani ku janë, por ato administrohen nga donatorët siç edhe u dhanë, projektet, tenderat, supervizorin e bënë BE, tek ata që zgjedhin ata, dhe shkollat që kemi bërë tani janë 100 përqind me buxhetin e shtetit, bashkë me partnerët ArbërHajdarin, Marin Mema, Elvis Naçi, ndërsa tek lagjet kemi një që ndërtohet me kontributin e Turqisë dhe një tjetër me Emiratet. Ne nuk prekim asnjë lekë nga donatorët.
E dyta në këtë proces jemi rritur më shumë në aspektin që larg qoftë po të ndodhte sërish. përsosmëria nuk arrihet kurrë, por e rëndësishme është të mos bëjmë të njëjta gabime.
E treta të falenderoj shumë, që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove, nuk the jo për të qenë pjesë e jona në 25 prill, ku me kënaqësinë e me nderin më të madh do kemi një përfaqësues të një shtresë të gjerë shoqërore sot gjyshërit dhe sigurisht një përfaqësues që ka akoma shumë për të dhënë dhe nga maja e eksperiencës dhe integritetit që ka do jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes për të mos na e këputur që ne të jemi të fokusuar. Luljeta është simboli i gjithë përpjekjes solidare të shqiptarëve që u bënë bashkë, mishërimi i ambicies sime dhe i dëshirës së skuadrës që përfaqësuesit në parlament të jenë në sinkron me ta.
Për herë të parë të gjithë pensionistët do kenë njeriun e tyre aty. S’kam menduar që do e bindnim, po nuk e ka bërë plotësisht të vështirë. Të jam shumë mirënjohës.
Bozo: Do jap me të mirën sa të mundem për këtë vendin tonë.
Fraksion.com