AktualitetOp-EdTë fundit

Kolonelja shqiptare në KFOR: Eksperiencë unike në strukturë dhe ekspertizë

Kolonel Vehbije Kuti, aktualisht me detyrë përgjegjes sektori&z/vdrejtor në Drejtorinë e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm  të Forcave të Armatosura,  prej një periudhe 1 vjeçare,  nëntor të vitit 2019 e deri në nëntor të vitin 2020, ka qenë e emëruar në KFOR, me detyrë Asistent i Shefit të Shtabit për mbështetjen.

KFOR është forca paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO në Kosovë, ku operacionet e saj gradualisht po zvogëlohen derisa Forca e Sigurisë së Kosovës, e themeluar në 2009, “të bëhet e mjaftueshme për veten”. KFOR hyri në Kosovë në 11 qershor 1999, pikërisht dy ditë pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, kur  Kosova po përballej me një krizë të rëndë humanitare dhe jo vetëm. Gati një milion njerëz ishin larguar nga Kosova si refugjatë, shumë prej të cilëve nuk u kthyen përgjithmonë. KFOR gradualisht po transferon përgjegjësitë tek Policia e Kosovës dhe autoritetet e tjera lokale. Aktualisht, 27 shtete kontribuojnë në KFOR, me një forcë të kombinuar prej më shumë se 3,500 të personelit ushtarak dhe civil. E intervistuam kolonel Vehbije Kuti pas kthimit të saj nga misioni, për të mësuar më shumë rreth pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të FA në KFOR.

Kolonel Vehbije Kuti, keni vetëm pak kohë që jeni kthyer nga misioni i KFOR-it në Kosovë, si përfaqësuese e FA të RSH. Diçka rreth misionit, përfaqësimit tuaj, si e pritët emërimin? Sa zgjati misioni juaj?

KFOR është një forcë paqeruajtëse, e drejtuar nga NATO, misioni i së cilës është ruajtja e një mjedisi tësigurtë, liria e lëvizjes si dhe lehtësimi i integrimit Euro-Atlantik i Ballkanit Perëndimor, mision i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB. Pjesë e këtij kontributi janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Në Vitin 2019 (në nëntor) për një periudhë 1 vjeçare, mu dha mundësia të jem pjesë e kësaj strukture, në pozicionin e Asistentit të Shefit të Shtabit për Mbështetjen (ACOS SPT) dhe të jap kontributin tim në interes të realizimit të misionit. Emërimi në këtë pozicion ka qenë një moment mjaft i rëndësishëm dhe një eksperiencë unike. Është pozicioni më i lartë që vendi ynë ka në KFOR dhe për më tepër kur ky pozicion për herë të parë, në këtë eksperiencë 20 vjeçare plotësohet nga një ushtarake femër. Përveç se privilegj për të qenë pjesë e një strukture shumëkombëshe, ka qenë edhe sfidë për faktin se ky mision realizohet në territorin e Republikës së Kosovës, ku kërkohej jo vetëm realizimi i detyrës por edhe respektimi i paanshmërisë. Kontributi i FARSH në këtë mision që nga fillimet e tij është vlerësuar maksimalisht nga NATO dhe komanda e KFOR për shkallën e lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj detyrës.

Si funksionon KFOR? Cila është struktura e tij?

 Mjedisi operational në Kosovë ka ndryshuar ndjeshëm në 20 vitet e fundit dhe do të vazhdojë të ndryshojë edhe në të ardhmen. KFOR në mënyrë konstante ka përshtatur rolin dhe strukturën e tij me qëllim përballjen me sfidat në mënyrë sa më efektive në interes të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ndryshimi i fundit në strukturë organizative të KFOR është ai i gushtit të vitit 2019, në të cilën kemi Grupin e Mbështetjes të Shtabit(HSG) dhe Grupi i Përbashkët i Mbështetjes Logjistike(JLSG) nëCamp Film City, dy komandat rajonale,  atëlindore dhe perëndimore, respektivisht RCE-E në kamp Bondsteeldhe RCË në CampVillagio Italian me seli në CampVillaggio Italia, Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në Prishtinë, Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN), në Kampin NovoSelo.

Po detyra juaj cila ishte më konkretisht në këtë mision?

 Ashtu siç e theksova edhe me lart, detyra ime ka qenë ajo e Asistentit të Shefit të Shtabit për Mbështetjen (ACOS SPT). Mbështetja (SPT) është një nga shtatë degët në strukturën organike të KFOR dhe e vetmja me tre drejtori vartëse, respektivisht J1, J4 dhe Infrastrukturë e xhenjo. Me pak fjalë unike si në strukturë ashtu edhe në ekspertizë. Një nga detyrat kryesore e  ACOS SPT, ishte raportimi te Shefi i Shtabit të KFOR dhe ekzekutimi i autoritetit koordinues nëpërmjet Shefit tëShtabit dhe Komandantit të KFOR për çeshtje që lidhen me  mbështetjen. Kam kryer edhe detyrën e Shefit të Shtabit në mungesë tëkëtij  të fundit.

ACOS SPT është përgjegjës për Drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve dhe detyrave me drejtoritë vartëse J1, J4dhe Infrastrukturë e xhenjo, për planifikimin e politikave të personelit, mbështetjen logjistike, mbështetjen me Infrastrukturësi dhe koordinimin e aktiviteteve. Misioni i SPT mund të përshkruhet me tre fjalë, 1. planifikimi,  2.sigurimi dhe 3. Koordinimi.

Përveç sa më sipër kam qenë drejtuese e bordit të rishikimit të kërkesave nëInvestme dhe Infrastrukturë. Gjithashtu kam drejtuar edhe takimin koordinues me Komandantin e Grupit të mbështetjes Logjistike (JLSG), Komandantin e Grupit të mbështetjes të Shtabit (HSG),ACOS J8, J6 dhe këshilltarin mjekësor. Eksperienca ime e  punës në shtab dhe për më tepër në Drejtorinë e J5/8 si dhe në Perfaqësinë Ushtarake të RSH në NATO si Oficer Shtabi përgjegjës për logjistikën, personelin dhe pajisjet kanë bërë të mundur që performanca dhe kontributi i dhënë në KFOR të ketë qenë një vlerë e shtuar. Ky kontribut dhe ekspertiza janë pasqyruar edhe në vleresimin e bërë si nga Shefi i Shtabit ashtu edhe nga Komandanti i KFOR-it.

Si është aktualisht situata e sigurisë në Kosovë, nën KFOR, parë me syrin e një ushtatraku karriere si ju? Si ka evouluar ajo?

Aktualisht situata e sigurisë në Kosovë është e përmirësuar dhe vazhdon të mbetet e qetë dhe e qendrueshme por ka edhe disa faktorë që e bëjnë situatën të jetë e brishtë. Si rezultat, më 11-12 qershor 2009, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s vendosën të rregullojnë gradualisht qëndrimin e forcës së KFOR-it drejt asaj që quhet “deterancepresence”. Në kulmin e tij, trupat e KFOR-it përbëheshin nga 50,000 burra dhe gra  nga 39 vende të ndryshme të NATO-s dhe ato partnere nën komandë dhe kontroll të unifikuar. KFOR po bën gradualisht transferimin e përgjegjësive policisë së Kosovës dhe autoriteteve të tjera lokale. Aktualisht në KFOR japin kontributin  e tyre 27 vende me më shumë se 3500 personel ushtarak dhe civil.

Po situata në veri të Kosovës?

 Siç theksova edhe më lart, situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, e qendrueshme por e brishtë kjo ka bërë që KFOR të ketë një presence të trupave në veri të cilat monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Dhe së fundi, si ka qenë të jesh femër pjesëmarrëse në mision, përfaqësuese e FA, por dhe në një post të rëndësishëm si ky i yti? 

Të qënit femër nuk ka qenë aspak pengese, përkundrazi jam ndjerë e barabartë  në mes të barabartëve. Operacionet/ misionet ushtarake në ditët e sotme kërkojnë diversitet kualifikimesh, burimesh dhe përfaqësimi. Krahas detyrës si ACOS SPT, duke qenë edhe ushtarake me Gradën më të lartë kam qenë edhe Përfaqësues i Lartë Kombëtar. Ju jam mirënjohëse djemve dhe vajzave me uniformë që kanë shërbyer nëte njejtën periudhë me mua në KFOR, për korrektësinë, përkushtimin dhe performancën e treguar. Në përmbushjen me sukses të kësaj detyre kam patur mbështetjen e pakursyer nga i gjithë zinxhiri i komandimit në FA, duke filluar me Përfaqesuesin e Lartë Ushtarak të RSH në SHAPE ashtu edhe të drejtorive të Shtabit të Përgjitshëm dhe ato në MM. Nuk mund të le pa përmendur edhe mbështetjen e Ambasadorit të RSH në Kosovë, zotit QemalMinxhozi, i cili vazhdimisht ka qenë i pranishëm jo vetëm fizikisht por edhe me ekspertizën e Tij, në të gjitha aktivitetet e zhvilluara si nga Komandanti i KFOR, ashtu edhe ato kombëtare.  Së fundmi, dua të falënderoj familjen time për mbështetjen e pakursyer në realizimin me sukses të këtij misioni./Intervista  është realizuar nga MSc. Mimoza Golikja për gazetën “Ushtria”

 

Fraksion.com