AktualitetPolitikëTë fundit

“Keni fjalën time”; Basha: Pas 25 prillit të gjitha angazhimet do t’i bëjmë realitet

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me qytetarë dhe biznese në njësinë Nr.9 në Tiranë ku prezantoi edhe prioritetet e programit sikurse planin për rritjen e pensioneve dhe fashën mbrojtëse për pagesën e energjisë.

Basha tha se “ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri”.

Sipas tij, situata do të ndryshojë pas 25 prillit. “Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do t’i bëjmë realitet”, tha ai.

Gjithashtu, Basha tha se “rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri”.

Gjatë takimeve, Basha tha se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte.

“Ne për kulturën kemi një program për t’i mbështet artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave europiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj”, tha Basha.

 

Fraksion.com