AktualitetPolitikëTë fundit

“Shëndetësi e pakrahasueshme”; Rama: Në kohën e PD-së, spitalet si filma horror pa mbarim; Ne COVID-i s’na gjeti gafil

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të situatës në sistemin e shëndetësisë, ku ka bërë edhe një krahasim mes asaj që gjetën kur morën mandatin, dhe asaj që është tani, që për Ramën, janë si nata me ditën. Rama tha se spitalet në kohën e PD-së, ishin si filma horror pa mbarim, e ndërsa sot, sipas tij janë ambiente me standardet europiane.

“25 prilli një udhëkryq për drejtësinë dhe në 25 prill siç na ka ndihmuar që ta kemi të qartë Meta, që flet dhe në emër të presidentit më fatkeq, ju do të vendosni me drejtësinë apo me Ilir Meta. COVID e tronditi botën nga themele, si në asnjë luftë më parë u sulmua i gjithë planeti, popujt e vendeve të pasura dhe të varfra, armiku i padukshëm sfidoi me një egërsi të pashoqe sistemet shëndetësore, ekonominë globale dhe kombëtare dhe ato familjare të të gjithë popujve të botës. Pyetja “cfarë do kishte ndodhur nëse ky armik i pamëshirshëm do të kishte zbritur 7 vjet më parë, apo larg qoftë me sistemin shëndetësor që kishim deri para pak vitesh. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund, është në natyrën njerëzore që pasie kalon një të keqe ta hedh pas krahëve, ndërsa më pas kërkon cdo ditë më mirë sepse kështu është njeriu dhe sot duhet e pamundur që të kujtohen se cfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se ne të na binte barra e madhe e përgjegjësisë për të drejtuar këtë vend që në emër të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre të drejtojmë vendin. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund dhe sot e kanë të pamundur njerëzit të kujtojnë se në cfarë qameti ishte shëndetësia jonë. Kush më thotë që nuk ishte kjo shëndetësia që kishim, në QSUT në mes të kryeqytetit ose ka humbje të memories ose memorien e ka me pasw e opozitës, por ishte kështu. Madje ishte edhe me keq. Nuk kemi fjetur asnjë moment gjumë, por kemi nisur një punë të madhe, pandemia nuk na gjeti gafil, ne u futëm në mbrojtje, u mbyllëm fort, por ne si njerëzit që na keni besuar drejtimin e këtij vendi nuk e ndaluam asnjë ditë e asnjë natë punën për t’u armatosur sa më mirë. Dhe këtu është momenti për t’iu thënë mjekëve dhe infermierëve, që pavarësisht nuk i rreshtoi koha, pozicioni i tyre, profili i tyre në atë vij, kanë qenë që prej atij momenti të parë dhe mbeten pjesë e luftës në vijën e parë. Shumë faleminderit, shumë respekt, shumë mirënjohje. Pa ju, jetët e humbura do ishin shumë më tepër”, tha Rama.

Rama tha se sistemi shëndetësor në vend ka hasur në një zhvillim të jashtëzakonshëm këto vitet e fundit. Sipas tij me të gjitha investimet është rivendosur në vend dinjiteti për të gjithë punonjësit në shëndetësi me kushte të përmirësuara, paga të rritura dhe punësimin në baze merite.

“Ju meritoni respektin dhe mirënjohjen e çdo shqiptari dhe shqiptareje, që duhet ta ndajë mirë dhe prerë të gjithë heroizmin dhe sakrificën tuaj nga neveria legjitime për ato raste kur qenie të padenja mes jush e tradhtojnë misionin dhe e njollosin bluzën e bardhë. Duke bërë gjithçka kemi mundur ia kemi dalë t’ju bëjmë që ju të mos ndiheni veten. 3656 mjekë, infermierë dhe epidemiologë kanë përfituar bonusin 1000 euro, 1212 staf mbështetës kanë përfituar bonusin 500 euro dhe këto do të vazhdojnë. Pagat i kemi rritur. Dinjiteti është rivendosur në vend duke i siguruar kushte të pakrahasueshme pune dhe punësim në bazë merite. Ishim ne që vendosëm për herë të parë skemën e mbështetjes financiare me një bonus prej 2500 dollarësh për çdo mjek që punon larg vendbanimit apo që kthehet nga jashtë.

Dhe kemi pasur edhe nga të parët, edhe nga të dytët. Specializimet ishin mbyllur për 4 vite me radhë dhe ne sot kemi 1700 specializantë të rinj. Sot 1234 mjekë dhe 3500 infermierë janë punësuar përmes portalit për të garantuar pikërisht meritat. Kemi forcuar kapacitet spitalore dhe ne ia kemi dalë të mos ndeshemi në asnjë moment në kolaps serioz siç u ndeshen sisteme në vende shumë më të zhvilluara”, tha Rama.

 

Fraksion.com