AktualitetBota+Të fundit

Maroku do të legalizojë kultivimin e kanabisit

Tregu global i kanabisit është në lulëzim dhe Maroku pritet të legalizojë kultivimin, shitjen dhe eksportimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Maroku do të lejojë së shpejti kultivimin, eksportimin si dhe shitjen brenda vendit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Qeveria dëshiron të ndihmojë me këtë veprim fshatarët e varfër në zonat malore.

Tregu global i kanabisit është në lulëzim dhe në malet veriore të Rifit në Marok fshatarët e kultivojnë atë prej shumë vitesh. Kjo është e paligjshme por megjithatë tolerohet.

Projektligji synon të kontrollojë tregtinë, të përmirësojë të ardhurat e fshatarëve dhe t’i mbrojë ata nga trafikantët e drogave.

Agrarkultur I Anbau von Cannabis in Marokko 

Fraksion.com