COVID-19: Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme
Japonia do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të koronavirusit në Tokio dhe prefekturat fqinje me dy javë të tjera, deklaroi qeveria, ndërsa rajonet po përpiqen të frenojnë infeksionet Covid-19.
”Japonia duhet të zgjasë masën me rreth dy javë për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e njerëzve”, deklaroi kryeministri Yoshihide Suga.
Suga shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për 11 prefektura në fillim të janarit për shkak të një ringjalljeje të rasteve Covid-19.
Ajo përfundoi në prefekturën Tochigi një muaj më parë dhe të dielën në gjashtë prefektura, përfshirë Kyoto dhe Osaka.
“Ekziston një shans i madh për t’u përballur me një rikthim të infeksioneve në katër prefekturat krahasuar me pjesën tjetër të vendit duke pasur parasysh një dendësi më të lartë të popullsisë dhe një fluks më të lartë njerëzish”, tha Shigeru Omi, i cili kryeson komitetin këshillues të qeverisë për koronavirusin.
Fraksion.com