AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti i PE, mesazh pas takimit me Ramën: Shqipëria po zbaton reformat kyçe, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, zyrtari i lartë i BE thekson se Shqipëria po zbaton reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian, ndaj sipas tij, PE mbështet caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e integrimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e PE për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”, është shprehur Presidenti i PE.

 

Fraksion.com