AktualitetRajoniTë fundit

“Pasaporta COVID”; Vuçiç: E turpshme; Kjo ide është pa kuptim dhe anti-evropiane

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ditën e djeshme ka kritikuar ashpër idenë e BE-së për krijimin e një pasaporte COVID, duke e konsideruar të turpshme.

Vuçiç tha se ishte i shokuar dhe se kjo i duket pa kuptim dhe anti-evropiane, sepse do të bënte që shumë të rinj të dëshironin të vaksinoheshin sa më shpejt dhe kjo do të sillte shkatërrimin e sistemit prioritar, ku përparësi kanë të moshuarit.

“Unë e di se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel ishin kundër në fillim, por pa dyshim që presioni është i madh”, tha Vuçiç për televizionin serb Prva.

Në Serbi tashmë janë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë, ndërkohë që gjysmë milioni ka marrë edhe dozën e dytë.

Serbia për sa i përket procesit të vaksinimit po ecën me hapa të kënaqshëm duke u bërë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor, që ka këtë progres.

Ideja për krijimin e një pasaporte COVID ka ardhur si pasojë e një kërkese për të shpëtuar industrinë e truizmit nga Greqia, Austria dhe Spanja kundrejt vendeve të tjera të BE-së.

Megjithatë të përballur me vonesën dhe mungesën e dozave të vaksinës, disa prej vendeve të BE-së e kanë kundërshtuan krijimin e një pasaporte COVID.

 

Fraksion.com