Koalicioni opozitar; Bushati: Fotografi false, kam qeshur me pikën 11 të programit
Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” marrëveshjen mes PD-së dhe LSI-së të realizuar ditën e sotme me anë të një ceremonie.
Bushati e ka cilësuar një fotografi false marrëveshjen pasopozitare të firmosur nga Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha ditën e sotme. Ai thekson se s’ka asnjë koalicion mes tyre.
“Ne dimë që e kemi dëmtuar opozitarizmin prandaj po japim këtë por në zgjedhje do të shkojmë veç. Dy argumentet kryesore janë ne do të dalim veç e veç e para sepse jemi në profile të ndryshme njëra do peshkojë elektoratin e majtë tjetra të djathtë. Më mirë 180 se sa 140. Edhe 140 janë shumë që të fitosh zgjedhjet. Po pate 10 figura merr gjithë Shqipërinë me vete. Tek Kujtim Gjuzi do të përfundojnë se nuk janë njerëz që mbledhin vota ata. LSI si e majtë do të merrte këta të majtët dhe PD do e kishte më të vështirë për të mbërritur tek LSI. Në momentin që kemi 4 vite jemi përballë një autokracie një civilizmi dhe përballë kësaj janë djegur mandate janë bojkotuar zgjedhjet lokale. Por këto argumente nuk qëndrojnë në optikën time. Një fotografi false e 1 marsit të sotëm. Nuk ka koalicion. Kam qeshur me pikën 11 të programit të sotëm”, tha Bushati.
Fraksion.com