AktualitetPolitikëTë fundit

Integrimi në BE dhe rindërtimi, Rama sot në Bruksel takon presidenten e KE Ursula von der Leyen; Shoqërohet nga Xhaçka

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme (1 mars) në Bruksel. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku në fokus të bisedimeve janë ecuria e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për fondet e rindërtimit.

Burime bëjnë me dije se Rama do të shoqërohet në këtë takim nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka qenë shumë kritik ndaj BE-së sa i përket shpërndarjes së vaksinave, duke e cilësuar si egoiste.

Gjithashtu, ndalur te vaksina, Rama paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE-së duke thënë se do na dhuronte një sasi me doza, por pa e specifikuar nëse bëhet fjalë. Mbetet për t’u parë nëse ku vend zemër gjerë do të jetë Brukseli, apo Italia, shtet në të cilin Rama do të shkojë më 5 dhe 6 mars me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve.

 

Fraksion.com