Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës; Rama nxjerr videon: Më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të….
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga plani për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.
Përmes një postimi në “Facebook” ai theksoi se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.
Projekti për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës ka një vlerë investimi prej 90.45 milionë euro.
Sipas këtij projekti, aksi Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta me një shpejtësi prej 160 km/orë.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 

dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë 

Fraksion.com