AktualitetPolitikëTë fundit

“Dorëhiqem nëse s’është e vërtetë”; Gjuzi: 2887 policë janë me diploma false; Edhe ai që qëlloi Klodian Rashën

Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që deputetëve t’u bëhet testi i drogës.

Ai ka rikthyer në vëmendje vrasjen e Klodjan Rashës, sipas së cilit policit që e qëlloi, Nevaldo Hajdaraj ka qenë me diplomë false në polici.

“2887 persona në polici me diploma false, personi që ka qëlluar ndaj Klodian Rashës është me dokument false, nëse nuk është kështu, do jap dorëheqjen nga të gjitha post që kam.

Të gjithë deputete të bëjnë testin e drogës, nëse ka deputet që drogohen nuk kanë vend këtu, nëse ka kryeministra që kanë përdorur drogë nuk kanë shanse që të kërkojnë një mandat të tretë. Nuk mund të jemi ne tualet i Europës”, tha Gjuzi.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa ka bërë një bilanc të personave të hetuar, arrestuar e ndaluar, pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës tha se  “Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona”, tha Çuçi ndër të tjera.

 

Fraksion.com