AktualitetPolitikëTë fundit

Celibashi thirrje subjekteve zgjedhore: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje sot subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit.

Ai ka kërkuar që subjektet zgjedhore të vlerësojnë situatën e pandemisë dhe t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë dhe t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, ka theksuar sot Celibashi në një reagim.

Ai ka rikujtuar një reagim të datës 27 shkurt, kur është shprehur, “mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve”.

 

Fraksion.com