AktualitetTë fundit

Aksident në Korçë, përplasen dy makina, 4 të plagosur!

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa raportohet për 4 të lënduar.

Të dyja makinat janë të dëmtuara në pjesën e përparme të tyre.

Policia dhe mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve.

 

Fraksion.com