AktualitetBota+Të fundit

Rrëmbehen mbi 300 nxënëse në Nigeri

Mbi 300 nxënëse u rrëmbyen në Nigeri nga persona të armatosur, thanë dëshmitarët okularë.

Persona të armatosur sulmuan një shkollë me konvikt në shtetin veriperëndimor Zamfara.

Alhaji Bello Maikusa Jangebe, babai i një prej nxënëseve në shkollën në qeverinë lokale Talatar Mafara, tha se ai u zgjua nga të shtënat me armë herët në mëngjes.

“Ne menduam se ata kishin ardhur për të sulmuar banorët siç bëjnë zakonisht, për fat të keq, kësaj here, ata synuan nxënëset dhe rrëmbyen rreth 327 prej tyre. Më vonë vumë re se vetëm disa nga nxënëset kishin mbetur pas”, tha ai për AA përmes telefonit.

Malam Sa’idu Kwairo, kujdestari i një prej vajzave të rrëmbyera, tha se personat e armatosur sulmuan me shtatë automjete dhe hapën zjarr.

“Ne mund të dëgjonim zërat e vajzave të pambrojtura të rrëmbyera që bërtisnin për ndihmë mes të shtënave”, shtoi ai.

Policia ende nuk është prononcuar rreth këtij rasti.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin./AA

 

Fraksion.com