AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Me taksën e sheshtë një i punësuar me pagë mesatare do të paguante 5.281 lekë në muaj, me taksën progresive 2.965 lekë

Për 97 % të shqiptarëve është ulur barra fiskale, falë filozofisë së ndjekur nga qeveria me vendosjen e taksës progresive për të taksuar më pak ata që fitojnë më pak.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite”, se sa paguan një i punësuar sot me taksën progresive.

“Me taksën e sheshtë 10%, një i punësuar me pagë mesatare do të paguante 5.281 lekë në muaj. Sa paguan ai sot me taksën progresive 2.965 apo 5.810 lekë ?”, pyet Rama.

Sot një i punësuar me pagë mesatare paguan 2.965 lekë në muaj tatim. Kryeministri Rama thekson se me taksën progresive sot çdo i punësuar me pagë minimale paguan dy herë më pak tatim sesa me taksën e sheshtë.

 

Fraksion.com