Dorëzohen 3765 nënshkrime në KQZ në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Sqipëri kanë dorëzuar 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas tyre ka një mbështetje të madhe nga qytetarët e bashkive të qarkut Tiranë si Tirana, Kamza, Vora, Kavaja e Rrogozhina, nga shumë lagje e fshatra.
“Dorëzohen 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi. Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mbështetja kaq e madhe prej qytetarëve nga bashkitë e qarkut Tiranë (Tirana, Kamza, Vora, Kavaja e Rrogozhina) nga shumë lagje e fshatra, na jep zemër për fushatën që na pret. Me idealet më të sinqerta për kombin e shoqërinë tonë, për drejtësi e zhvillim ekonomik, do të vazhdojmë aktivitete gjithnjë e më intensive. Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e z. Boiken Abazit, e në ditët në vijim do të angazhohemi me gjithë mundësitë që kemi për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme në Lezhë, në mbështetje të Iliaz Shehut, dhe në Gjirokastër në mbështetje të Kreshnik Merxhanit”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Fraksion.com