AktualitetTë fundit

COVID-19: Ndërrojnë jetë mjeku në Berat, polici në Kavajë dhe dy vëllezër nga Mati

Shifrat e rasteve të reja me COVID dhe viktimave  vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit  janë shënuar 916 raste të reja pozitive nga 3689 testime të kryera.

Ndërkohë 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Mes viktimave janë edhe një mjek në Berat, një efektiv policie në Kavajë, si dhe  dy vëllezër nga Mati kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 njëri pas tjetrit.

Viktimat vëllezër janë Fatmir Domi, 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç, nga Batra e Matit dhe ishin me banim në Durrës.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë dje dhe tjetri sot.

Nuk ka mundur që ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë gjithashtu Fatmir Belba, 58 vjeç, efektiv policie në Kavajë.

Por një tjetër viktimë nga bluzat e bardha është shënuar si pasojë e COVID.

Humb betejën me virusin mjeku i ekografisë në Berat, 63 vjeçari Gëzim Lamaj.

Mjeku ishte i shtruar prej ditësh në spitalin infektiv në Tiranë ku nuk e ka mposhtur dot COVID-19. Mjeku Lamaj punonte prej vitesh ne sptalin rajonal te Beratit si ekografist dhe radioskopist.

 

Fraksion.com