AktualitetTë fundit

Nga dënimi për drogë tek sulmet me tritol ndaj bizneseve të tij, kush është 65-vjeçari që u qëllua me silenciator në qendër të Tiranës

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që iu bë sot një 65-vjeçari nga Berati, i cili mbeti i vrarë pranë Rrugës së Elbasanit.

Ngjarja ndodhi pranë Piramidës, në një zonë të populluar, në sy të shumë kalimtarëve të rastit.

Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, 65 vjeç, ishte biznesmen, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.

Po ashtu mësohet se ai para disa vitesh ka qenë kapter dhe prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi.

Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me dy plumba në trup, me një armë sileniciatore.

Ndonëse ai u transportua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Fraksion.com