AktualitetPolitikëTë fundit

“Politikë e ndyrë”; Braçe-Metës: Në Facebook katastrofë, në mbledhjet politike i vendosur të përhapë COVID-in

Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka cilësuar politikë të ndyrë reagimet e Presidenti Ilir Meta për menaxhimin e pandemisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një thirrje të Presidentit i cili thekson se situata e pandemisë në vend po shkon drejt katastrofës kombëtare.

Gjithashtu, Braçe ka publikuar një fotot gjatë një mbledhje të Metës në Vranisht  me 30 persona duke mos respektuar masat kundër COVID.

“Politika e ndyrë. Në Facebook: Katastrofë nga COVID. Në Vranisht: Vendosmëri për të përhapur vetë COVID, mbledhje politike me 30 vetë, pa maskë e asnjë masë. Kjo është politika e ndyrë e çdo ditë”, shprehet Braçe.

 

Fraksion.com