AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos haroni spitalet”; Rama nxjerr pamjet: Na duhet Mandati i Tretë, ta kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndryshime transformues pas investimeve në Spitalin e Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan.

Rama vë në dukje se “po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?”

“Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje”, shprehet Rama krahas fotove që dëshmojnë këtë ndryshim rrënjësor në Spitalin e Elbasanit.

“Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave. Prandaj na duhet Mandati i Tretë”, thekson Kryeministri Rama.

 

Fraksion.com