Mjeku Mezini: Në spitalin “Shefqet Ndroqi” s’ka më vende, mbi 90% e pacientëve në gjendje të rëndë
Mjeku Arjan Mezini tha mbrëmjen e sotme në emisionin Open se në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende për pacientë të tjerë.
Ai informoi se mbi 90% e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë, ku minimalisht u nevojiten 20-25 litra oksigjen në minutë.
“Numrat po reduktohen në Gjermani, Franncë ejt kurse tek ne po rriten. Momentalisht në “Shefqet Ndroqi”nuk është e mundur të dërgosh pacientë deri 3 pasdite. Ka pacientë në gjendje shumë të rëndë ku i nevojiten të paktën minimalisht 20-25 litra oksigjen në minutë.
Mbi 90% janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. E dimë që format e lehta nuk i referojmë në spital. Ata që u nevojiten 5 deri 10 litra janë në shtëpi. Nga graviteti i sëmundjes situata është e njëjtë si në nëntor”, tha mjeku.
Fraksion.com