AktualitetLife StyleTë fundit

11 ushqimet që ju forcojnë kujtesën e dëmtuar nga Covid

Një nga pasojat që Covid po lë pas është dhe dëmtimi i kujtesës te një pjesë e madhe e pacientëve. Mënyra se si ushqehemi është shumë e rëndësishme për funksionimin e trurit tonë. Sipas studimeve, janë disa ushqime specifike të cilat na forcojnë kujtesën dhe e mbajnë trurin tonë në formë.

Sipas një artikulli të fundit të publikuar në “Healthline” janë të paktën 11 ushqime të ndryshme që këshillohet t’i konsumoni rregullisht si: peshku, boronicat, vezë, brokoli, kafeja, shafrani, çokollatë e zezë apo çaj jeshil.

Analizat dhe studimet që janë bërë për personat që kanë kaluar koronavirusin kanë treguar se disa prej tyre vuajnë nga probleme të kujtesës apo mungesa e përqendrimit në përditshmërinë e tyre. Ndaj, mënyra e të ushqyerjes pasi e keni kaluar këtë virus mund të jetë një aleat shumë i mirë për kujtesën tuaj.

Ka ushqime që ne duhet t’i mbajmë larg vakteve tona ditore. Ushqime të tilla si pijet e gazuara, ëmbëlsira dhe biskota që përmbajnë ëmbëltues të cilët lidhen drejtpërdrejt me trurin.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, nutricionistja Diola Dosti tregoi vlerat e disa prej tyre produkteve.

“Sistemi ynë nervor ka një shtresë që njihet ndryshe si shtresa gri dhe ajo është shumë e përqendruar më qeliza nervore që na ndihmon të marrim vendime më të mira, më të zgjuara dhe lidhet edhe me emocionet tona dhe sa më shumë omega 3 i japim trurit, aq më shumë fuqizohet kjo shtresë.

Për sa i përket kafes. Realisht, kombinimi i qumështit me kafen nuk është një ndër kombinimet më të zgjuara. Sa më e hidhur të jetë kafja aq më e mirë është. Ne i shtojmë qumështin e zbusim, i fusim sheqerin dhe e zbusim dhe në fund pretendojmë të marrim kafe.

Të gjitha frutat që kanë një ngjyrë më të errët tregojnë që janë shumë të pasura me nutrientë, antioksidantë. Boronicat ndihmojnë në komunikimin e qelizave të trurit me njëra-tjetrën”, tha ajo.

11 ushqimet më të mira për trurin dhe kujtesën:

1. Peshku i yndyrshëm

2. Kafeja

3. Boronicat

4. Shafran i Indisë

5. Brokoli

6. Farat e kungullit

7. Çokollatë e errët

8. Arra

9. Portokall

10. Vezët

11. Çaji jeshil

 

Fraksion.com