Vdekja tragjike: Makina e OSHEE përfundon në lumë, humbin jetën 2 elektriçistë
Dy eletriçistë kanë ndërruar jetë në Gjirokastër, pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka rënë në lumin Drino dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë.
Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Elektricistët që ndërruan jetë janë Selfo Kallfa dhe Dini Isaraj.
Mësohet se këta të fundit kanë qenë duke inspektuar në zonën lindore të luginës, pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike.
Avaria është konstatuar në fshatin “Asim Zenelaj” dhe për këtë qëllim kanë shkuar për të ndërhyrë dy elektriçistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.
Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në rrjedhën e lumit në thellësi, ndërkohë që dy elektriçistët nuk kanë mundur dot të dalin.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com