AktualitetPolitikëTë fundit

Realitet si Rindërtimi; Rama: Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, ashtu siç po bëhet realitet rindërtimi i shtëpive, ashtu do të bëhet realitet vaksinimi i krejt popullit.

Kryeministri nënvizoi se vaksinimi i krejt popullit do të bëhet realitet, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot.

Kryeministri Rama publikoi disa foto nga Tirana, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe personelin e kujdestarët e tyre.

Kreu i qeverisë theksoi se, “ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot”.

 

Fraksion.com