AktualitetPolitikëTë fundit

“Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë”; Rama; Kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re mbi …

Kryeministri Edi Rama publikoi sot dy fotografi me pamje nga shtëpia e rrënuar e një familje në Farkë dhe nga shtëpia e re e rindërtuar, ndërsa u shpreh se, “këto janë pamjet e pse-së së mandatit të tretë”.

“Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndërpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë”.

“Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë”, tha ai.

 

Fraksion.com