AktualitetEkonomiTë fundit

OST: Riparohet defekti në linjën 110 kV Tiranë, po punohet për avarinë në Farkë-Ibë

 Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njoftoi sot se pas një pune intensive nga grupet e avarisë së Tensionit të Lartë 110 kV L 110-22/2 Tirana 220 kV, është riparuar defekti në linjën e Uzinës së Traktorëve, ndërsa po vijon puna për riparimin e defektit në linjën e OST-së, Farkë – Ibë.

Në një njoftim të saj OST bën të ditur se, “si pasojë e avarisë në linjën e OST 110 kV L110-22/2 Tirana 220 kV – Uzina e Traktorëve dhe në linjën L 110-4/2b Farkë – Ibë, sot rreth orës 10:35 mbetën pa energji NST Traktori dhe NST Farkë”.

Në orën 11:10 OST normalizoi skemën e furnizimit duke i dhënë energji NST Uzina Traktori dhe NST Farkë duke normalizuar situatën e furnizimit me energji në disa zona.

Por për shkak të kapaciteteve transmetuese të OST me kufizim ngarkese, vijojnë pa energji fiderat 6kV të NST Uzina Traktori dhe Fiderat 10 kV te N/stacionit Farkë veç Fidrit E10 i cili është në punë si dhe 2 fidera 20kV të N/stacionit Farkë.

Sipas OST-së, vijon të jetë në avari linja e OST Farkë – Ibë.

“Zonat pa energji në rrethin Tiranë / komuna Farkë (pallatet pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk, TEG. Mullet/ Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Mullet, Vishnje, Kodra e Priftit, Shkozë, rr. Todi Shkurti (pranë pallateve Grand), zona pranë Sanatoriumit, Kodra e Kokonozëve, Ish-Parku Komunal, Garda, Pallate pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Metallve, Rr. Pasho Hysi, Kryegjyshata, Poligrafiku, Shkozë (pjesërisht). Grupet e avarisë së OST e OSSH janë në terren për të eliminuar defektet e rikthyer energjinë tek të gjithë abonentët”, thekson OST.

 

Fraksion.com