AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Fitorja e Albin Kurtit; Spahiu: Iu pastrua fusha, pa burgosjen e tyre s’do mundte

Kreshnik Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open komentoi fitoren në zgjedhjet e Kosovës të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai përmendi disa nga arsyet që e çuan drejt kësaj fitoreje. Spahiu theksoi se po të mos ishte burgosja e liderëve të tjerë, fitorja nuk do të mundësohej për të.

“Albin Kurti duhet konsideruar një fenomen jo një individ. Vota pro ka qenë  anti establishment në Kosovë. Kam një qasje tjetër, unë i njoh të gjithë liderët politikë të Kosovëes dhe Albini bën një diferencë për formimin e tij intelektual në raport me nivelin mediokër duke e krahasuar me Isa Mustafën i cili është një fosile e komunizmit. Shqiptarët e Kosovësi thërriste një ndërgjegje e brendshme niseshin me makina, furgona për të votuar. Fitorja e tij pati edhe rrethana të tjera politike. Nëse vinte një avion dhe arrestonte të gjithë liderët çfarë duhet të themi. Albin Kurtit iu pastrua fusha. Haradinajn Haga e detyroi të largohej . Zgjedhjet e SHBA-së favorizuan Albin Kurtin. Hija e tij i largoi ata. Pa prangat nuk do të ishte kjo fitore. Në Kosovë vota nuk u vodh”, tha Spahiu.

 

Fraksion.com