Shantazhonte ish-të dashurën me video intime: Pranga për gjobvënie 24-vjeçari në Tiranë
Një 24 vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme, për gjobvënie, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, kanoste ish-të dashurën me video intime.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K. K. 24-vjeçari, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.
Vajza ka denoncuar se më herët Kataldo Kuluçi, i ka kërkuar 3 mijë shuma të tjera parash. Në kohë të ndryshme ajo i ka dhënë 3 mijë euro.
24-vjeçari, sipas burimeve, jetonte më së shumti në Angli dhe atje ka qenë i proceduar penalisht për vjedhje. Mësohet se vajza vinte nga një familje e pasur.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fraksion.com